Ballina Sport Lista e yjeve me më shumë ndeshje në Kupën e Botës, Messi...

Lista e yjeve me më shumë ndeshje në Kupën e Botës, Messi lë pas Ronaldon

55
0

Pak ditë para nisjes së Kupës së Botës 2026, statistikat historike të turneut më prestigjioz të futbollit rikthejnë në vëmendje emrat më të mëdhenj që kanë lënë gjurmë në skenën globale.

Në krye të renditjes së futbollistëve me më shumë paraqitje në historinë e Kupës së Botës qëndron kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, me 26 ndeshje të zhvilluara, duke lënë pas legjendën gjermane Lothar Matthäus, i cili numëron 25 paraqitje.

Vendin e tretë e mban një tjetër ikonë e futbollit gjerman, Miroslav Klose, me 24 ndeshje, ndërsa pas tij renditet legjenda italiane Paolo Maldini me 23 paraqitje në Botëror.

Në pozicionin e pestë ndodhet ylli portugez Cristiano Ronaldo, i cili ka luajtur 22 ndeshje në fazat finale të Kupës së Botës.

Lista vazhdon me emra të shquar të historisë së futbollit si Uwe Seeler, Diego Maradona dhe Władysław Żmuda, të cilët ndajnë kuotën e 21 paraqitjeve secili.

Top 10-shja mbyllet nga dy ish-futbollistët polak dhe gjerman, Grzegorz Lato dhe Philipp Lahm, me nga 20 ndeshje të luajtura në Kupën e Botës.