Ballina Aktualitet “Rama n’burg, Belinda n’burg”/ Qytetarët thirrje për largimin e qeverisë, ironia e...

“Rama n’burg, Belinda n’burg”/ Qytetarët thirrje për largimin e qeverisë, ironia e protestueses: Rama, vllai të ka mbaru koha po ik bëj ndonjë pikturë!

59
0

Thirrjet për largimin e qeverisë kanë vijuar fuqishëm gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, ku qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj situatës politike dhe sociale në vend.

Mes pankartave dhe thirrjeve kundër qeverisë, protestuesit kanë kërkuar ndryshim të sistemit politik, duke theksuar se reagimi i tyre lidhet edhe me të ardhmen e brezave të rinj.

“Të largojmë këtë sistem edhe për ata që po rriten rrugëve të Europës”, u shpreh një prej pjesëmarrëseve në tubim.

Ajo përdori tone ironike ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se koha e tij në pushtet ka përfunduar.

“Rama, më vjen keq vëllai, por të ka mbaruar koha. Ik bëj ndonjë pikturë”, tha ajo mes duartrokitjeve dhe thirrjeve të protestuesve.