Ballina Aktualitet Nis protesta e 7-të në Tiranë, rekord pjesmarrje

Nis protesta e 7-të në Tiranë, rekord pjesmarrje

89
0

Ka nisur në Sheshin Skënderbej, protesta e shtatë kundër qeverisë së Edi Ramës, në lidhje me projektin e Zvërnecit.

Me pankarta në duar mijëra qytetarë janë mbledhur në shesh. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës për keqqeverisjen dhe shpërfilljen e interesave të qytetarëve.

Përgjatë ditëve të protestave, revolta është zhvilluar jo vetëm në bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë, por edhe në rrugët e kryeqytetit.

Shqiptarët kanë dalë në protestë edhe në qytete të tjera shqiptare si Korça, Vlora, Durrësi, Fieri, Shkodra, etj.

Po ashtu, protesta janë organizuar edhe në qytete të mëdha evropiane si Londra, Berlini, Mynihu apo Milano, ndërsa të tjera janë thirrur edhe në SHBA dhe Kanada.