Ballina Editorial Edi Rama, një fund i tmerrshëm është më mirë se një tmerr...

Edi Rama, një fund i tmerrshëm është më mirë se një tmerr pa fund

96
0

Nga Adriatik R. Dosti 

 

Edi Ramës, sa për kujtesë…

Të ikësh është më mirë sesa të të përzënë.

Të të urrejë populli është më keq sesa të të ketë inat.

Të pranohesh nga të tjerët duke u servilosur është, së pari, dobësi e jotja njerëzore, e cila sot të bën hero, ndërsa nesër të hap gropën.

Të gënjesh e të mashtrosh popullin tënd, do të thotë se më së pari ke gënjyer e ke mashtruar veten tënde.

Pushteti i mbajtur me zor është njësoj si të vazhdosh kokëfortësisht e dhunshëm të kërkosh të jetosh ende me një grua që është divorcuar nga ti.

Të vjedhësh popullin tënd, që të ka besuar drejtimin e vendit, është haram që Zoti nuk ta fal kollaj.

Të tradhtosh vendin dhe popullin tënd është njësoj si të mos jesh më pjesë e atij vendi dhe atij populli.

Të shash, të fyesh, të ofendosh e të poshtërosh popullin tënd do të thotë që ti nuk ke asnjë lloj lidhjeje me atë popull, por ke vetëm urrejtje diabolike ndaj tij.

Sepse zakonisht, i shari të shan.

Të kesh lindur i çmendur nuk është faji yt, por të sillesh si i tillë kur ke pushtet është krim që duhet dënuar penalisht.

Votat e vjedhura që të mbajnë ende në pushtet dhe populli në rrugë e në sheshe, kundër, që kërkon ikjen tënde nga aty ku je, janë dy gjëra krejt të kundërta.

Disa dhjetëra mund edhe të jenë gabim, por qindra mijëra kurrsesi jo.

Ndaj kujdes! Ik një orë e më parë, sepse me popullin nuk i dilet.

Uthulla e fortë prish enën e vet.

Nuk i bihet murit me kokë.

Mos harro se, në të tilla raste, është më mirë një fund i tmerrshëm sesa një tmerr pa fund. Sa më e gjatë kokëfortësia, aq më i rëndë gjykimi.