Nga Irena Beqiraj
Në Shqipëri gjatë vitit 2026, pensioni mesatar i pleqërisë është në nivelin rreth 20,666 lekë në muaj në qytetet dhe 12,107 lekë në muaj për zonat rurale.
Paga e një deputeti në Kuvendin e Shqipërisë është 310,250 lekë në muaj , ndërkohë që krahas pagës bazë, deputetët përfitojnë edhe shtesa të tjera si :dietat e ushqimit, shpenzimet e karburantit, faturat e telefonit dhe pagesat për klientët në komisionet parlamentare.
Por duke marrë në konsideratë vetëm pagën bazë ( pa përfitimet e tjera) të deputetëve shqiptar raporti i pagës së deputetit me pensionin mesatar në qytet është 15 herë më e lartë , edhe me pensionin mesatar në fshat 25 herë më e lartë.
Ky është një raport ku kemi tejkaluar edhe Europën . Raporti i pagës mesatare të anëtarëve të parlamenteve kombëtare ose Parlamentit Europian kundrejt pensionin mesatar shtetëror të qytetarit evropian , është afërsisht 7 herë deri në 10 herë më e lartë .
Me pensionin 15 herë deri në 25 herë më të ulët se paga e deputetëve socialistë elektorati i tyre duhet të përballojë çmimet që sipas Eurostatit janë sa 103.8 % e cmimeve mesatare në Europë , duhet të paguajnë 60% të shpenzimeve shëndetësore nga xhepi duhet të paguajnë , telefon , transport edhe 700lekë -deri në 1000 lekë tarifë ditore për të hyrë në një plazh publik .
Këto të dhëna tregojnë që socialistët edhe pse u lodhën duke punuar për pensionistët, kanë arritur të mendojnë vetëm për vete . Ato nuk shqetësohen edhe nuk flasin për pabarazinë edhe janë larg politikave të majta të cilat ka në themel rishpërndarjen .
Për më keq, me sjelljen, qëndrimet e tyre edhe deklaratat e tyre elitat e majta besojnë se ato e meritojnë vendin e privilegjuar në shoqëri, edhe të varfrit janë te tillë për shkak te paaftësisë së tyre e jo për shkak të mungeses se mundësive te barabarta.
Ndaj sot çdo qytetar ka të drejtë të thotë “Nëse doni të bëni gjënë e duhur me pensionet, mos bëni atë që do të bënin socialistët .”







