Ballina Politika Berisha tërheq deputetët nga parlamenti, Isuf Çela i PD provokoi protestuesit para...

Berisha tërheq deputetët nga parlamenti, Isuf Çela i PD provokoi protestuesit para përplasjes me policinë

70
0

Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë seancën plenare të kësaj të enjteje, pas përplasjeve të regjistruara jashtë ambienteve të Kuvendit mes protestuesve dhe forcave të Policisë.

Vendimi është bërë i ditur përmes një deklarate për shtyp nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i cili njofton se deputetët demokratë nuk do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit, duke e cilësuar procesin parlamentar si të njëanshëm dhe në kundërshtim me parimet e demokracisë parlamentare.

Ndonëse deputetët e PD-së ishin mbledhur fillimisht në selinë blu, me synimin për t’u paraqitur në Kuvend, ndërkohë që më vonë u tha se ata nuk do të jenë prezent në këtë seancë.

Pak minuta para nisjes së seancës, deputetët Xhelal Mziu dhe Oerd Bylykbashi u panë duke hyrë në ambientet e Parlamentit. Gjatë mbërritjes së tyre, ata u përballën me thirrjet e protestuesve të mbledhur jashtë godinës, të cilët i akuzuan duke brohoritur:”Opozitë e shitur”. Ndërkohë që deputeti demokrat Isuf Çela iu kundërpërgjigj duke ngritur gishtat lart dhe më pas pas urdhrit të marrë u kthyen mbrapsht.

Po ashtu në deklaratën e saj Partia Demokratike akuzon mazhorancën se po pengon opozitën në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese dhe se po refuzon sistematikisht të trajtojë nismat ligjore të depozituara nga opozita.