Që lojtarët e Kombëtares Argjentinase mbërritën me fytyra të zbehta në “MetLife Stadium”, se ata goditën vetëm një herë në portë në 120 minuta, që Lionel Mesi ngacmoi me një “Le të harrojmë gjithçka”, janë të vërteta, ashtu sikundër është e vërtetë se para se të dilni se Enzo Fernández mori të verdhën e parë vetëm për protestë.
Këto janë një nga teoritë e shumta që, për fat të keq për futbollin, u thurën rreth fi nales së Kupës së Botës kundër Spanjës. Versionet dhe dyshimet po fitojnë gjithnjë e më shumë forcë në këtë kohë. Fansat, madje edhe gazetarët, debatojnë ashpër në rrjetet sociale dhe derdhin parandjenjat dhe hamendësimet e tyre sikur të ishin të vërteta absolute pa qenë as në vendin e ngjarjeve. Një prej tyre është edhe Kun Aguerro, I cili njihet edhe si shok dhe mik i ngushtë i Mesit.
Sipas tij mes trajnerit Skaloni dhe Leo Mesit ka pasur një diskutim para fi llimit të ndeshjes. “Skaloni ka kërkuar që skkuadra të luajë me një bllok të ulët dhe të presë kundërshtarin”. Një teori e tillë është kundërshtuar nga Mesi. Sipas dhëndërrit të Maradonës “pleshti është përgjigjur. “Nëse luajmë në mënyrë të tillë ne kemi nënshkruar humbjen. Nuk mund të luajmë në këtë mënyrë pasi do të ishte një humbje e sigurtë”.
Sipas Aguerros kjo ka qënë edhe domentnja e fjalëve të Mesit në tunelin e daljes: “Ti lemë pas dhe ti harrojmë të gjitha”. Ky fakt ka sjellë një përshtjellim të madh në kampin argjentinas. Një ditë më parë ka folur trajneri Skaloni, i cili është shprehur.
“Konflikti i brendshëm në kombëtare” “Nuk mund ta besoj atë që po më pyesni. Djema unë nuk shof rrjete sociale dhe as qe merrem fare me to”. Roberto Fabian Ajala, ishte ai që mbyti të gjitha zërat dhe komplotet për përkufizimin e Kupës së Botës. “Këto janë gjëra që ne dëgjojmë dhe themi, por që të gjitha janë të rreme, nuk mund të ndodhë që ata po i thonë këto gjëra janë të vërteta. Sepse asgjë e tillë nuk ka ndodhur, përkundrazi, vetëm ata që shkelën barin e gjelbër të dielën e kaluar në “Nju Xhersi e dinë se çfarë ndodhi në të vërtetë.







