Ballina Sport Raporti “bombë” për Botërorin! Dyshime për 7 ndeshje, FIFA përballet me akuza...

Raporti “bombë” për Botërorin! Dyshime për 7 ndeshje, FIFA përballet me akuza bastesh

100
0

Ky Botëror që kaloi ishte një nga më të kritikuarit, teksa shumë vendime arbitrash kanë ngritur pikëpyejte të mëdha për integritetin e garës.

Pasi rodhën disa informacione, “Grupi i Kopenhagenit”, organ i pavarur i lidhur me Këshillin e Evropës, i cili ka si mision parandalimin e trukimit të ndeshjeve në sport, bën me dije se ka dyshime për shtatë ndeshje në këtë kompeticion.

Raporti i plotë “Grupit të Kopenhagenit” pritet të publikohet së shpejti, me The Athletic që shkruan se janë vërë re disa parregullësi të mëdha.

Pikat kryesore:

1. Urdhri nga Shtëpia e Bardhë: E padëgjuar kurrë në historinë e futbollit! Raporti thekson rikthimin dhe anulimin e ndëshkimit ndaj sulmuesit të SHBA-së, Folarin Balogun. Ky vendim absurd thuhet se erdhi pas një ndërhyrjeje direkte nga Presidenti Donald Trump. Politika dikton rregullat e fushës? Një precedent tmerrësisht i rrezikshëm!

2. Përmbytje bastesh kundër Spanjës: Kush e “parashikoi” fikjen e iberikëve kundër Kepit të Gjelbër? Një shumë marramendëse prej rreth 4.8 milionë dollarësh (≈3.6 milionë £) u derdh në platformën Polymarket me bastin e çmendur që “Spanja të mos fitonte”. Ndeshja mbylli mrekullisht 0-0, një nga befasitë më të mëdha në histori. Rastësi apo komplot milionash?

3. Misteri i dhomës së VAR-it: Në përballjen mes Spanjës dhe Arabisë Saudite, një gol i rregullt i Ferran Torres u anulua pas një vonese skandaloze prej plot 3 minutash e 30 sekondash nga sistemi VAR. Çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura të teknologjisë për plot 210 sekonda? Ky detaj konsiderohet tejet i dyshimtë.

4. Alarmi i kuq “i paralajmëruar”: Në ndeshjen e datës 11 qershor, afrikano-jugorët e Bafana Bafana u mundën 2-0 nga Meksika, por incidenti kryesor ishte dalja me karton të kuq e Themba Zwane. Ky moment është pjesë e alarmeve të Grupit të Kopenhagenit, konfirmuar edhe nga The Athletic.

“VERBËRIA” E FIFA-S! Ndërkohë që bota zien nga akuzat, miliona lëvizin në hije dhe politika fut hundët në sport, përgjigja e FIFA-s i ka lënë pa fjalë analistët. Në një deklaratë zyrtare, institucioni më i lartë i futbollit u shpreh se Task Force-i i saj i Integritetit “monitoroi në kohë reale të 104 ndeshjet dhe NUK identifikoi asnjë aktivitet bastesh të dyshimtë apo tregues të manipulimit”.