Ballina Politika Berisha: Beqiri prestanome i Ramës dhe Frangut, në kërkim, por ministria i...

Berisha: Beqiri prestanome i Ramës dhe Frangut, në kërkim, por ministria i disburson 8.5 milionë euro

46
0

Ermal Beqiri prestanome i Ramës dhe Frangut, prej 7 muajsh në kërkim, por së fundmi ministria i disburson 8.5 milionë euro”. Kështu deklaroi kreu i opozitës gjatë një konference shtypi në selinë e PD.

Berisha: Në Shqipëri, krimi dhe shteti, shteti dhe krimi janë një dhe të pandarë. Të pandarë publikisht, të pandarë në para, të pandarë në dokumenta.

Në kërkim që nga dhjetori i vitit të kaluar, i arrestuar së fundmi në Francë sepse fluturoi me një lartësi që nuk lejohej në një objekt sekret, Ermal Beqiri, de fakto përfaqësues kryesor i familjes Rama në AKSHI-n e Lindave, vazhdon të paguhet me miliona euro, pavarësisht se ky kriminel ka përvetësuar qindra milionë euro për llogari të familjes Rama dhe të tijat.

Së fundmi, Edi Rama urdhëroi dhe ministren e Financave t’i disbursojë 8.5 milionë euro për t’i dëshmuar Ermal Beqirit se nuk ka vepër penale, se nuk ka urdhër arresti, se nuk ka urdhër ekstradimi që mund të pengojë, mund të bllokojë rolin e tij si prestanome, si përfaqësues, si ndërmjetës i Edi Ramës në fushën e tij të suksesit, siç kishte shpallur ai AKSHI-n, kopshtin e tij privat.

Dënoj me forcën më të madhe këtë akt, si dhe mosbllokimin e kompanive të tij nga organet e drejtësisë, të cilat në një inerci bashkëpunimi, jo vetëm në këtë rast, por dhe në raste të tjera nuk kryejnë veprimet që urdhëron ligji.

Kompania e Ermal Beqirit, që de fakto është prestanome i interesave të Edi Ramës dhe kompanisë Frangut, vazhdon të paguhet me miliona, miliona euro pavarësisht se prej 7 muajsh ai është në kërkim për disa vepra penale, përfshi grup i strukturuar kriminal.

Ervis Troplinit, hoteli tek Shkëmbi i Kavajës nuk i konfiskohet, nuk i preket, madje vazhdon ta ndërtojë atë me njërën prej kompanive më prestigjoze siç është kompania Accor, në praktikën e Edi Ramës për të mbuluar me çdo kusht me firma paratë e tij të krimit, investimet e tij.

Dënoj me forcën më të madhe këtë veprimtari, e cila dëshmon në mënyrën më flagrante se në këtë vend shteti dhe krimi janë një dhe vetëm një.

Dhe se në krye të këtij aktiviteti të përbashkët qëndron Edi Rama me interesat e tij kriminale dhe organizatën e tij kriminale.