Ballina Politika Përfundon pas 4 orësh takimi i Ramës, me kryebashkiakët në Kuç të...

Përfundon pas 4 orësh takimi i Ramës, me kryebashkiakët në Kuç të Vlorës/ Zbardhen diskutimet

59
0

Ka përfunduar pas katër orësh takimi i thirrur nga Kryeministri Edi Rama në Kuç të Vlorës këtë të mërkurë, ku në qendër të diskutimeve me kryetarët e bashkive ishte reforma e re administrativo-territoriale.

Në këtë mbledhje maratonë, ku morën pjesë edhe Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, si dhe Kreu i Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku, u shqyrtua drafti që parashikon reduktimin e numrit të bashkive në 46 dhe riorganizimin e hartës vendore.