Ballina Sport Surpriza – Luka Modric mund të vazhdojë me Kroacinë, takim me trajnerin...

Surpriza – Luka Modric mund të vazhdojë me Kroacinë, takim me trajnerin Bilic

39
0

Trajneri Bilic, i rikthyer në krye të kombëtares, ka takuar ish-“Topin e Artë” për ta bindur të luajë në Nations League.

Edhe pak ndeshje “shahu” Luka… Slaven Bilic prej një muaji ka marrë drejtimin e Kroacisë, trajneri i së cilës ka qenë nga 2006-a deri në 2012-ën. Ai menjëherë ka thënë: “Një nga gjërat e para që do të bëj është të flas me Modric, do të më pëlqente të vazhdojë me kombëtaren”.

Ditët e fundit ai ka kaluar nga fjalët te faktet. Ka pasur një takim, ku Bilic i ka kërkuar Lukës të luajë përsëri me fanellën me kuadrate. Mesfushori veteran duhet të marrë një vendim këto ditë, duke marrë në konsideratë faktin që nuk e ka zyrtarizuar asnjëherë zgjedhjen për ta mbyllur me Kroacinë, që e bëri të ditur ditët e Botërorit.

Për Milanin do të peshonte rikthimi i lojtarit me Kroacinë, pasi Modric mbush 41 vjeç në fillim të shtatorit. Raporti mes Modric dhe Bilic është i veçantë. Bilic debutoi si trajner i Kroacisë më 16 gusht 2006 kundër Italisë dhe atë ditë Luka shënoi golin e parë në karrierë me kombëtaren. Më pas bënë të dy të njëjtën rrugë për 6 vjet. Tani mund të ribashkohen.