Ballina Aktualitet “Rama n’burg, Berisha n’burg”/ Thirrje të forta në rrugët e Tiranës, përfundojnë...

“Rama n’burg, Berisha n’burg”/ Thirrje të forta në rrugët e Tiranës, përfundojnë fjalimet, protestuesit nisin marshimin në bulevard

40
0

Pas përfundimit të fjalimeve kryesore përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke e zhvendosur aksionin e tyre në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Turma e grumbulluar i është drejtuar akseve kryesore të qytetit, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin dhe duke vijuar qëndresën përmes marshimit.

Gjatë lëvizjes përgjatë bulevardit, protestuesit kanë lëshuar thirrje të njëpasnjëshme drejtuar drejtuesve kryesorë të politikës në vend, duke kërkuar “Rama në burg” dhe “Berisha në burg”.

Me thirrje të fuqishme si “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, aksioni i qytetarëve po vijon në rrugët e kryeqytetit.