Ballina Politika Qesh socialisti/ Ramës duke ju dridhur b… : Kush mendon që do...

Qesh socialisti/ Ramës duke ju dridhur b… : Kush mendon që do e shtyjë sa ta shtyjë, do të hajë një të shtyrë që në fund do t’i lutet Zotit kur do bjerë në fund

67
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të ashpra ndaj një prej socialistëve në sallë, pasi vuri re se ai po qeshte gjatë fjalimit të tij.

“Po qesh dikush aty? Kanë ardhur kohë të këqija”, u shpreh Rama.

“Kush mendon që do e shtyjë sa ta shtyjë, do të hajë një të shtyrë që në fund do t’i lutet Zotit kur do bjerë në fund. Nuk shtyhet më kështu. Provimi nuk është vetëm një ekran, por sistem”, tha ai.

“Unë do të propozoj që çdo ndërhyrje e një deputeti për të futur dikë në punë të quhet vepër penale. Do t’ju shoh të gjithëve në sy dhe do t’ju kërkoj ta votoni. Çdo mesazh i çuar: “Fute këtë”, “shife atë”, të konsiderohet vepër penale.

Një deputet që bën këtë nuk është i denjë për të përfaqësuar ata të tjerët që nuk kanë akses, që nuk janë pjesë e rrethit të tarafit të tij apo shokë të fëmijëve. Vepër penale.

Shkalla e meritës duhet të krijojë një arkitekturë të qartë. Grada të bëhet pasuri profesionale e njeriut, jo pronë e postit që mban sot apo e qeverisë që vjen nesër. Në anketimin e administratës publike ka një të dhënë që duhet t’ju mbetet të gjithëve sot”, tha Rama.