Ballina Sport ​Drejtori sportiv largohet nga Liverpooli, kalon te Al-Hilal

​Drejtori sportiv largohet nga Liverpooli, kalon te Al-Hilal

54
0

Richard Hughes nuk është më drejtor sportiv i Liverpoolit. Klubi anglez ka konfirmuar zyrtarisht se Hughes ka dhënë dorëheqjen nga posti me efekt të menjëhershëm, pas përfundimit të merkatos së verës.

Hughes iu bashkua Liverpoolit në qershor 2024, pasi kishte kaluar rreth një dekadë në drejtimin e strukturës sportive të Bournemouthit. Gjatë dy viteve në Anfield, ai luajti rol të rëndësishëm në emërimin e Arne Slot dhe në disa nga transferimet më të mëdha të klubit.

Tashmë, Hughes pritet të nisë një aventurë të re në Arabinë Saudite me Al-Hilal, ku do të marrë drejtimin e departamentit sportiv. Largimi i tij vjen menjëherë pas mbylljes së merkatos, duke i dhënë fund një periudhe të rëndësishme në ristrukturimin e Liverpoolit.

Liverpooli pritet të riorganizojë strukturën e drejtimit sportiv dhe të nisë procesin për gjetjen e pasuesit të Hughes.