Sot shënohet dita e 98-të e protestës kundër kryeministrit Edi Rama, qeverisë së tij dhe të gjithë klasës politike.
Edhe ditën e sotme, qytetarët kanë përdorur pankartat për të dhënë mesazhe të forta kundër atyre që qëndrojnë në pushtet.
“Pushtet pa kontroll = rrezik”, shkruhet në një pankartë.
Në një tjetër ironizohet lideri i PD, Sali Berisha, i cili ndodhet aktualisht në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“A shkon Berisha në Amerikë? Po Shqipëria ku po shkon?”
Në një pankartë tjetër, me në sfond imazhin e Ramës dhe Berishës, theksohet: “Ju kriheni në Amerikë dhe shihni punën tuaj, ne digjemi në Tiranë si jetimë të huaj”.







