Ballina Aktualitet 99 ditë revoltë/ Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet largimi...

99 ditë revoltë/ Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet largimi i kryeministrit Rama

54
0

Ka nisur organizimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej. Protesta ka hyrë në ditën e saj të 99-të. Shqiptarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Prej 99 ditësh qytetarët kanë treguar qëndrueshmëri, rezistencë, ndërsa shprehen të vendosur se revolta nuk do të ndalet deri në largimin e kryeministrit.

Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, protesta pritet të marrë një tjetër formë. Për 8 shtatorin është paralajmëruar përshkallëzim i aksionit, ndërsa protestuesit kanë bërë të ditur se do të presin deputetët me vezë, në shenjë revolte ndaj mazhorancës.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit deklarojnë se nuk kanë ndërmend ta ndërpresin protestën. Sipas tyre, qëndrimi në shesh do të vijojë derisa të realizohet kërkesa për ndryshimin e qeverisjes dhe largimin e kabinetit aktual.