Arsenal ka mposhtur 2:1 Chelsea-n në “Emirates”, duke fituar derbin londinez dhe ndeshjen e tretë rresht në këtë sezon të ri në Premier League.
Derbi u zhbllokua që në minutën e 2-të, ku pas një topi në zonë të Reece James nga goditja e dënimit dhe pasimit me kokë të Jorrel Hato, ishte Morgan Rogers që gjeti golin me një goditje të bukur me të jashtmen.
Në minutën e 12-të, pas një krosimi në zonë të Declan Rice nga goditja e dënimit dhe rrëmujës së plotë në zonën e “Bluve”, ishte Riccardo Calafiori që dërgoi së fundmi topin në rrjetë, por pas ndërhyrjes së VAR, goli u anullua për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 25-të, Kai Havertz barazoi shifrat 1-1. Sulmuesi gjerman pasi mori një pasim nga Rice dhe u fut bukur në zonë, gjeti rrjetën me një goditje të bukur me të majtën, në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Në fund të pjesës së parë, Chelsea i afrohet golit të dytë me Pedro Neto, por shtylla shpëtoi Arsenalin. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.
Arsenal e nis më mirë pjesën e dytë, duek gjetur golin e avantazhit në minutën e 50-të, me Martin Odegaard, pas asistit të Christos Tzolis.
Në minutën e 68-të, Emiliano Martinez shpëton Chelsea-n nga goli i tretë, pas super pritjes që bëri ndaj goditjes së Bukayo Saka.
Në minutën e 89-të, i sapo futuri Estevao lëshon një goditje fantastike, por David Raya shpëton Arsenalin me ndërhyrjen e tij. Arsenal fiton 2-1 dhe i bashkohet në krye Man. City-t me 9 pikë të plota pas tre javësh. Chelsea e Xabi Alonso pëson humbjen e parë të sezonit.







