Ballina Bota Ortek në Himalaje, gjenden dy trupa – dhjetëra të tjerë të zhdukur

Ortek në Himalaje, gjenden dy trupa – dhjetëra të tjerë të zhdukur

30
0

Dy trupa janë nxjerrë nga rrënojat e një orteku që goditi një grup alpinistësh në Himalajet e Nepalit.

Rreth një duzinë personash dyshohet se janë ende të zhdukur.

Orteku goditi kampin bazë të Himlung Himal, në distriktin Manang.

Grupi përbëhej nga shtetas nepalezë, përfshirë alpinistë dhe pjesëtarë të stafit mbështetës, të cilët kishin shkuar përpara alpinistëve të huaj për të përgatitur kampin dhe për të vendosur litarët e ngjitjes.

Raportohet se moti i keq dhe reshjet e dendura të dëborës kanë vështirësuar ndjeshëm operacionet e shpëtimit.

Një ekip me alpinistë me përvojë është nisur nga Katmandu me helikopter, ndërsa kërkimet pritet të vazhdojnë sapo kushtet atmosferike ta lejojnë.

Mali Himlung Himal, me një lartësi prej 7,126 metrash, ndodhet pranë kufirit të Nepalit me Tibetin.

Kushtet e vështira atmosferike kanë rritur rrezikun e ortekëve edhe në zona të tjera malore të Nepalit.

Autoritetet dhe ekipet e shpëtimit po përpiqen të përcaktojnë numrin e saktë të personave që rezultojnë ende të zhdukur.