Kushtet e vështira atmosferike në kryeqytetin anglez kanë shkaktuar probleme të mëdha në qarkullimin rrugor, duke vënë në vështirësi organizatorët e ceremonisë së “Topit të Artë”.
Trafiku i rënduar ka bërë që një pjesë e të ftuarve të mos arrijnë në kohë në vendin ku mbahet eventi, duke detyruar organizatorët të marrin një vendim të papritur.
Për të shmangur nisjen e ceremonisë pa praninë e të gjithë të ftuarve, është vendosur që fillimi i saj të shtyhet me 30 minuta. Kështu, eventi prestigjioz, që ishte planifikuar të niste në orën 21:00, do të fillojë më vonë për shkak të situatës së krijuar në rrugët e Londrës.







