Ballina Politika Berisha: U theksua në Bruksel se krimi në Shqipëri i lidhur me...

Berisha: U theksua në Bruksel se krimi në Shqipëri i lidhur me politikën, pengon rotacionin dhe nuk lejon ndryshimin e pushtetit

18
0

Kryedemokrati Sali Berisha theksoi në konferencën me gazetarët Sali Berisha se gjatë vizitës në Bruksel, u theksua se krimi i lidhur me politikën në Shqipëri është pengesa kryesore për rotacionin dhe ndryshimin e pushtetit.

Ai falënderoi zyrtarët e lartë europianë për denoncimin e farsës elektorale dhe mbështetjen ndaj votës së lirë të shqiptarëve.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Me zërat më autoritativë të mazhorancës, qeverisë në Bruksel dhe në Europë, u theksua abuzimi masiv publik me burimet shtetërore, kërcënimi i zgjedhësve dhe administratës publike, përdorimi i gjobave dhe bonusve për të grabitur vota.

Mbjellja e 29300 hektarëve kanabis.

U theksua se krimi dhe kjo është një kryefjalë ta dinë shqiptarët; krimi në Shqipëri i lidhur me politikën, pengon rotacionin dhe nuk lejon ndryshimin e pushtetit.

Pra për të kuptuar se, pse puthadorët e qeverisë dhe narkoqeveritarët reaguan kaq të tërbuar pse bota e tyre mediatike që kontrollojnë 34% më shumë lajme dhe editoriale, pa llogaritur komentet se komentet tejkalojnë 300-500% por ato i përjashtojmë. Për këtë vizitë ata në një aspekt, me atë që morën e meritonin humbën, çdo arsye, çdo llogjikë.

Natyrisht unë nuk mund të falënderoj këta lakej, këta baloz të krimit, për reagimet e tyre ndaj mbrojtjes së votës së lirë, sepse ekzistenca e tyre është pikërisht pushteti i krimit dhe narkoshteti.

Por unë në emër të të gjithë shqiptarëve, që janë shumicë dhe që duan votën e lirë, shpreh mirënjohjen më të madhe PPE-së, presidencës së kësaj partie, e cila me gojën e sekretares së Përgjithshme në një deklaratë, denoncoi farsën elektorale në Shqipëri si një akt i shëmtuar.

Falënderoj me mirënjohje të thellë, kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister, i cili me udhëheqjen e tij e shndërroi këtë institucion në një avokat të fuqishëm të të vërtetave të mëdha.

Një mirënjohje të pakufishme për koordinatorin e grupit më të madh parlamentar në Parlamentin Europian, Michael Gahler, europdeputet që u paraqiti kolegëve të tyre si në Komisionin e Jashtëm ashtu dhe në asamblenë politike, të gjithë të vërtetën e farsës elektorale në Shqipëri.

Dënoi me të forcën më të madhe këtë farsë, dhe u bë një avokat, një zë i fuqishëm, i pamposhtur i interesave të shqiptarëve për votën e lirë.