Ballina Sport Vetëm për 5 minuta, shiten 80 mijë biletat për Real Madrid-Barcelona

Vetëm për 5 minuta, shiten 80 mijë biletat për Real Madrid-Barcelona

30
0

“El Clasico” e parë e sezonit ka shkaktuar një tërbim. Biletat për ndeshjen Real Madrid-Barcelona të dielën, më 26 tetor (ora 16:15) u shitën në më pak se pesë minuta të premten në mëngjes, në periudhën e parë të shitjeve të rezervuara për ata që nuk kanë bileta sezonale.

Sapo u hap faqja e internetit e klubit, sistemi regjistroi një mori kërkesash, duke lënë mijëra tifozë të Real Madridit në listën e pritjes pa mundësi. Në fakt, radha virtuale për të hyrë në faqen e internetit zgjat më shumë se një orë. Sidoqoftë, Bernabeu do të jetë përsëri i mbushur me më shumë se 80,000 spektatorë për një ndeshje që ruan fuqinë e saj magnetike.

As çmimi dhe as ora e ditës nuk e kanë ngadalësuar kërkesën. Të paktën sipas raportimeve mësohet se kërkesa për bileta ka pasur reth 250 mijë, të cilat me një statistikë të thjeshtë matematikore i bie të mbushnin tej kapacitetit 3 staduime sa Bernabeu. Megjithatë është një ndeshje klasike dhe kjo ndodh 2 herë në vit.