Ballina Opinion Drejtësia nuk na shpëton dot nga kjo politikë, por po e zhvesh...

Drejtësia nuk na shpëton dot nga kjo politikë, por po e zhvesh duke treguar lakuriqësinë e saj!

116
0

Ka më shumë se dy vjet që artikuloj se Shqipëria është në “Mani Pulite”. Askush tjetër përveç meje nuk e ka artikuluar këtë! Sa më shumë kohë kalon aq më shumë vërtetohet artikulimi im! “Mani Pulite” në Itali nuk njohu dallime Majtas apo Djathtas! Nuk njohu Pozitë apo Opozitë! E dini pse? Sepse, të gjitha palët ishin në një thes, ishte krijuar një sistem i kalbur ndër vite dhe ra nën efektin domino! Kështu është edhe klasa politike sot, pas 35 vitesh tranzicion, e kanë konsumuar veten në kohë dhe hapësirë! Do të përpiqen të mbijetojnë politikisht siç bënë edhe ata në Itali, por fundi i tyre politik bashkë me sistem është vetëm çështje kohe! Do të bien të gjithë së bashku!
Dikush shpreson se klasa politike shqiptare do të mund klasën politike dhe do të mundësojë rënien e sistemit? Në fakt, Drejtësia nuk duhet të ketë qëllimin final të mund klasën politike dhe kjo e fundit duhet të mundet përmes votës të qytetarëve! Drejtësia për shkak të hetimeve të saj dhe pavarësisë së saj po na dëshmon sesa e korruptuar është klasa politike. Pra, drejtësia përmes pavarësisë së saj po na dëshmon se korrupsioni në politik është aq shumë i pranishëm sa mund të konsiderohet një kërcënim serioz për demokracinë.
Sistemi politik shqiptar nuk mundet e nuk duhet të mundet nga Drejtësia. Gjithashtu, sistemi nuk bjerë për sa kohë i ka në dorë të gjitha elementët për t’a mbrojtur. Ne Itali nuk ishte drejtësia e cila me “Mani Pulite” e mundi klasën politike. Përkundrazi, hetimet e skuadrës së Milanos me Di Pietro e tronditën sistemin duke dëshmuar se ai kishte probleme serioze me korrupsionin me një sistem të përsosur ndër vite që prekte sistemin e financimit të Partive dhe me marrjen e shumave të parave në këmbim të privilegjeve.
Marrëveshjen e dy partive të mëdha për komisionin zgjedhor një pjesë e konsiderueshme e opinionit publik e kaloi pa shumë zhurmë dhe pa shumë interes sikur të ishte një rutinë që e kanë bërë vazhdimisht, por në fakt nuk është kështu!
Kjo marrëveshje nuk dëshmon gjë tjetër veçse faktin se po bëjnë çdo gjë e së bashku për të ruajtur status quon me te drejtën e tyre eskluzive për të bërë politikë. Pra, ata bëhen bashkë që t’i bëjnë bashkë interesat e tyre politike për të monopolizuar të drejtën për të dominuar vetëm ata politikën në vendimmarrje.
Nuk bie kjo klasë politike për sa kohë ata kanë ekskluzivitetin për të caktuar sipas interesave të tyre për të diktuar kushtet e lojës. Kështu siç është, kjo klasë politike është albiter, golashënues, trajner, pronar. Pra, i kanë të gjitha vetë dhe populli është vetëm spektator.
Fundi i Republikës së I italiane nuk erdhi nga Drejtësia që e tronditi fort moralisht në sytë e opinionit publik duke dëshmuar se e kishte mbaruar misionin e saj dhe ishte kthyer në një gangrenë për qytetarët.
Referendumi i Prillit 1993 për disa tema të rëndësishme si për financimin e partive, kalimin nga ligji proporcional në mazhoritar e shembën sistemin politik duke i hequr monopolin e votës dhe hapën rrugët për lindjen e subjekteve të reja politike e bashkë me të edhe shfaqjen e liderve të rinj politik.
Përsa kohë klasa politike ose dy partitë e mëdha kanë monopolin e marrëveshjes për kodin zgjedhor, ata nuk janë të lëkundura dhe nuk bien.
Fakti se ranë menjëherë dakord për komisioni zgjedhor do të thotë se ata janë bashkë për të ruajtur establishmentin pa pasur rivalitet se kush është në Pozitë e kush në Opozitë. Ata mjafton se të dyja i kanë vetëm ata dhe askush tjetër.
Një ndër prokurorët kryesor të “Mani Pulite” ishte kthyer frymëzimi me i madh i kohës, njeriu më popullor dhe me hapësirën më të madhe mediatike kombëtare e ndërkombëtare.
Ndërsa në Shqipëri, Dumani është i detyruar për shkak të detyrës institucionale të jap raportin e tij përballë deputetëve ose ministrave ku një pjesë e mire janë objekt i hetimeve i institucionit të Spak. Ai duhet t’u përgjigjet pyetjeve të atyre që janë në realitet subjekt i hetimeve ose edhe kanë statusin e te hetuarit, pandehurit dhe të dyshuarit. Kjo nuk është republika e prokurorëve, por një klasë politike që e ka mbaruar misionin e saj të vërtetë!