Ballina Kulturë Skulptori i statujës së Kadaresë: Realizova një ëndërr

Skulptori i statujës së Kadaresë: Realizova një ëndërr

36
0

Skulptori, Henri Mimani në një lidhje live për Euronews Albania ka zbuluar detaje lidhur me punën e tij të realizuar dhe krijimin e një skulpture prej bronzi në 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare. Mimani theksoi se skulptura u ideua një vit më parë dhe se u menduan disa variante.

Sipas tij varianti i parë ishte që Kadare të ishte i ulur dhe më pas ky variant u specializua që të kenë akses të gjithë si pjesë e një kafeje më të. Ai shtoi se për realizimin e skulpturës e ndihmuan profesori Timo Flloko, doktor Skënder Brataj, Behar Male dhe Bujar Hudhri.

“Përmasat janë reale, shumë pak mbi naturale. Është gati 1 e 90 e gjatë. Skulptura është realiste. Unë kam pasur ngarkese shumë të madhe kur punoja se nuk është kollaj të bësh një figurë kaq të madhe të zotit Ismail Kadare. Skulptura fillimisht është bërë me baltë dhe më pas është kthyer në allçi dhe materializuar në bronz, është një material i pa vdekshëm”, tha ai.

Artisti shtoi se lokali ku është vendosur skulptura është vendi ku Kadare pinte gjithmonë kafenë. Sipas tij të gjithë e dinin se cila është tavolina e tij dhe orari kur frekuentonte lokalin.

“Kam patur fatin vetë ta takoj shpesh te Juvenilja. Juvenilja njihet si një vend qe ai ulej gjithmonë dhe pinte kafe. Dihej ku ishte tavolina e tij dhe orari kur e takoje.

Kjo ishte ideja prandaj u titullua “Një kafe me Kadarenë”. Tavolina dhe kafja që të jetë sa më afër publikut të jetë sa më njerëzor. Nuk donim ta ngrinim si figurë heroike”, shtoi ai.