Ballina Opinion Qeverisja Palloshi II, funerali tallava i “Rilindjes” së Palloshit parë

Qeverisja Palloshi II, funerali tallava i “Rilindjes” së Palloshit parë

151
0

lNga Ilir Dako

Më në fund pas gjashtë muaj rezistence qeveria e Palloshit u demontua. Pa i dhënë konotacion gërdecian fjalës demontim, në rastin konkret kemi një përmbysje qeverie, ku ra anglishtfolësja Spiropali dhe bomba e qeverisë, Balluku. Shpërthimi i ngrehinës së  qeverisë pati si  fitil  Elisa Spiropalin dhe tritol  Belinda  Ballukun, perlën e qeverisë Rama. Qeveria e re ngjason me një supë karavidhesh, ku ministrat janë të gjithë pa përjashtim nulitete, politike dhe administrative.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu do të jetë një firmosëse e nënshtruar në VKM e Edi Ramës dhe një sorrë e sprovuar  që di të krakarisë në mënyrë ekselente në kuvendin e shqiptarëve. Nulitet ekselent, perfekte për të zënë rolin e ushtares së bindur të shefit të saj. asnjëlloj eksperience apo dhuntie, veç sevilizmit dhe lëpirjeve ndaj Palloshit të Gjatë.

I dyti në radhë është Lamallari, një ushtar i bindur i Belës, i cili hyri si hije dhe doli si pluhur nga Ministria e Drejtësisë, duke mos lënë asnjë gjurmë në dikasterin, që duhet të prodhojë drejtësi dhe të ruajë ligjshmërinë e akteve të qeverisë. Përballja e tij më e frikshme do të jetë me Policinë e Shtetit, e cila ka qenë deri më sot një detashment besnik i Ergys Agasit dhe bandave që kanë ndërruar 4 ministra. Nuk është çudi që të ketë karrierë më flu se ajo në ministrinë e Drejtësisë. Nulitet, pa eksperiencë politike dhe administrative, duke qene perfeksioni i standardev të Palloshit për ushtarë shurdh-memecë.

Personi i tretë i zgjedhur nga kanakarët e bandës së Belës u zgjodh Enea Karakaçi, njeri që ka firmosur pa frikë vendime antiligjore nën dhunën verbale të shefes së tij. Asnjë karrierë politike, në anonimat total, që po merr përsipër të mbylli gropat që ka lënë pas kryehajdutja e klasit ndërkombëtar, Belinda Balluku. Karakaçi, përveç se është nulitet politik dhe administrativ, është dhe kamikazi perfekt për të firmosur vendime antiligjore në interes të shefave. aktualisht është nën hetim nga SPAK.

Personi i katërt që kurorëzohet ministër Drejtësie është pastori Gogo, i cili do të mbahet mend për kurorëzimin e Erion Velisë me Ariola Xoxën. Rikthimi në këtë pozicion është njëlloj pakti i Edi Ramës me kryetarin e Bashkisë për ti shpërblyer heshtjen për zullumet e tij. Kërcënimi i Veliajt se nëse do të fliste Edi Rama do përfundonte në  “breaking news”, duket se e dha efektin, ku Gogu ishte trofeu shpërblyes për Lali Erin. Toni është prifti i dështuar në profesionin e tij për të shkëlqyer në politikë si njeri pa shtyllë kurrizore.

Ferit Hoxha është një nga emërimet më të çuditshme. Njeri me probleme të forta në biografi, i përfshirë në një skandal në Nju York në fillim të viteve ’90 dhe më pas një nga hartuesit e paktit të ujërave me grekët, ku Shqipëria humbiste qindra kilometra. Vëllai i Hoxhës është përfitues në tenderët e AKSHI, gjë që e lidh Ferit Hoxhën direkt me Nexhmijen e Edi Ramës, e cila është “de facto” pronarja e këtij institucioni. Mesa duket kjo lidhje ka bërë promovimin e Hoxhës në nivel ministri. Diplomat i aftë, por personazh me të kaluar të dyshimtë.

Eriona Ismaili, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin nuk e njeh njeri dhe vjen në qeveri si kapriço e palloshit, sesa si personazh me ndonjë karrierë politike. Dopjonulitet.

I fundit për nga radha, por më i rëndësishmi për peshën artistike që mbart është ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi. Zari kryesor i Ballukut si shef kabineti i saj dhe më pas si zëvendësi i Agaçit, pa karrierë politike dhe administrative, i cili  është i vetmi solist që këndon nëpër dasma dhe do të jetë personazhi kryesor që do të shoqërojë me zërin e tij virtuoz ritmet e dajres së Palloshit gjatë fushatës së ardhshme elektorale. Nufi është caktuar dhe kryetar i Bordit të Kayo, kompanisë shtetërore të ministrisë së Mbrojtjes dhe krahas talentit si këngëtar ka shfaqur aftësi dhe në muzikën e vjedhjeve më shoqëritë e përbashkëta me çifutët e Palloshit. Nufi ka qenë një nga këngëtarët kryesorë në orgjitë e Ballukut dhe kjo i ka sjellë fat në jetë.

Qeveria e re Balluku-Rama është llullaja e fundit që ka dalë nga zierja e rakisë së pushtetit. Një miksazh surrugato i një dështimi politik dhe degradimi qeveritar që vjen si produkt i diskretitimit nga korrupsioni i Palloshit të Gjatë. Fundi i kësaj qeverisje padyshim që do të kurorëzohet me fundin e Palloshit, të cilit i janë mbledhur mbi kurriz të gjitha mëkatet e 13 viteve grabitje, vjedhje, krim të organizuar, politika antishqiptare dhe sabotime të aspiratave të shqiptarëve. Metaforikisht, qeveria e dytë e mandatit të katërt është një arkivol që po shkon drejt Tufinës e shoqëruar nën ritmet e tallavasë rilindase, ku palaçot lara-lara të cirkut qeveritar Palloshi II do i japin dorën e fundit me pëshpërimën “rahmet pastë”.

P.S

Termi Pallosh është huazuar nga terminologjia e përdorur nga zëvendësja e Palloshit I./sot