Ballina Kulturë E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë kompozitori i njohur

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë kompozitori i njohur

87
0

Një lajm i trishtë është mësuar së fundmi kompozitori dhe bashkëthemeluesi i grupit britanik të muzikës soul, Hot Chocolate, Tony Wilson është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Lajmi i trishtë është konfirmuar nga një postim i ndarë në rrjetet sociale nga vajza e tij e cila shkroi se Tony Wilson është ndarë nga jeta që më 24 prill.

“Paqja që kam është të di që shpirti i tij iku. Ai është brenda dhe në paqe” shkroi vajza e Wilson më tej.

I lindur në Trinidad, Wilson u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar dhe nisi karrierën e tij në muzikë në fillim të viteve 1960. Këngën e tij të parë me titull “Yes I Do”, Wilson e publikoi në vitin 1964 në Decca Records.

Në vitin 1969, ai u bashkua me këngëtarin Errol Brown për të formuar grupin Hot Chocolate. Grupi u bë një nga grupet më të suksesshme të muzikës soul në Mbretërinë e Bashkuar të viteve 1970 dhe fitoi vëmendje ndërkombëtare, duke përfshirë suksesin në top listat e Shteteve të Bashkuara.

Një ndër këngët më të njohura të tij është “You Sexy Thing” , e publikuar në vitin 1975 dhe e shkruar bashkë me Wilson.

Wilson u largua nga Hot Chocolate në vitin 1975 dhe më vonë publikoi dy albume solo, I Like Your Style