Në Sarandë pak ditë më parë u prangosën katër punonjës policie, përfshirë shefin e komisariatit Gëzim Bashllari.
Ky operacion nxori në pah edhe njëherë implikimin e policisë jo vetëm në krim urban, por edhe me subjekte të njohura të botës së krimit kundër jetës. Hetimet kanë konfirmuar se drejtuesit policorë në Sarandë morën para për të mos kryer veprime në dëm të ndërtuesve, ose për të kryer procedura kundër ligjit në favor të tyre.
Por në një postim në faqen e tij në facbook avokati i njohur Kujtim Cakrani shpjegon se kush është Gezim Bashllari drejtuesi i policisë së Sarandës prangosur tashmë nga kolegët e tij.
Sipas avokatit ai u emëruar ne këtë post si shpërblim për rrëmbimin që ju bë Ilir Metës gjatë arrestimit të tij në Tiranë.
“Është një nga 4 policët banditë me maska të paidentifikuar me nr apo me emër, që rrëmbyen Presidentin z. Ilir Metaj në mes të rrugës pa vendim gjykate më 21 tetor 2024”, shkruan Cakrani.
“Pas këtij veprimi banditesk Bashllari u emërua nga kryebanditi ish Dr. Përgjithshëm Ilir Proda Shef Kom. Sarandës” vijon shënimi i tij.
Postimi i avokatit të Ilir Metës, Kujtim Cakrani
E dini kush është Shefi Komisariatit Sarandës që u arrrstua për shpërdorim detyre etj?
Është një nga 4 policët banditë me maska të paidentifikuar me nr apo me emër, që rrëmbyen Presidentin z. Ilir Metaj në mes të rrugës pa vendim gjykate më 21 tetor 2024.
Pas këtij veprimi banditesk Bashllari u emërua nga kryebanditi ish Dr. Përgjithshëm Ilir Proda Shef Kom. Sarandës.
Edhe tre emrat e tjerë që rrëmbyen Presidentin Metaj i kemi të identifikuar por ka kohë për ti bërë publikë.
Vetëm prokuroria nuk po “arrin” dot ti gjej edhe pse ka kaluar 19 muaj nga ai akt banditësh.







