Ballina Aktualitet “Edi Rama, merr shokët dhe zhdukuni”/ Protestuesja thirrje Ramës: Je me njerëz...

“Edi Rama, merr shokët dhe zhdukuni”/ Protestuesja thirrje Ramës: Je me njerëz të paaftë, që kanë marrë diploma me kafe

83
0

Një prej pjesëmarrëseve në protestën kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec ka bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendi ka nevojë për një brez të ri drejtuesish.

Gjatë fjalës së tij, protestuesja u shpreh se ka të rinj shqiptarë të arsimuar në universitetet më të mira jashtë vendit, të cilët, sipas saj, janë të aftë për të drejtuar vendin më mirë se klasa aktuale politike.

“Kam dy gjëra për të thënë: nëse vijnë emigrantët nga Italia dhe Gjermania, mos e sigurt. Kam kontaktet vetë. Dhe e dyta, Edi Rama jep dorëheqjen, sepse janë këta të rinj emigrantë që kanë studiuar nëpër shkolla të botës dhe mund ta qeverisin më mirë se ti.

Një Shqipëri të bukur, të lirë, pa korrupsion. Merr shokët dhe zhdukuni, me atë tjetrin që keni 35 vite. Ti je aty me njerëz të paaftë, që kanë marrë diploma me kafe. Këta janë antishqiptarët më të mëdhenj që mund të ketë pasur ndonjëherë Shqipëria”,- tha protestuesja.