Ballina Kronika Aksident në aksin e vjetër Fushë Krujë-Laç, u përplas nga “Benzi”, humb...

Aksident në aksin e vjetër Fushë Krujë-Laç, u përplas nga “Benzi”, humb jetën drejtuesi i një motoçiklete

120
0

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Fushë Krujë–Laç.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” është përplasur me një motoçikletë, me të cilën udhëtonte Gjin Kola, banor i zonës.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën në vendngjarje për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, 24-vjeçari Luljan Vena, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Fushë Krujës për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në ngjarjen tragjike.