Ballina Sport ESPN publikon renditjen e më të mirëve në botë, Dembele mbi Yamalin

ESPN publikon renditjen e më të mirëve në botë, Dembele mbi Yamalin

51
0

Ousmane Dembele është renditur në vendin e parë në listën e ESPN për futbollistët më të mirë në botë, duke lënë pas yllin e Barcelonës, Lamine Yamal.

Sipas renditjes së publikuar nga ESPN dhe të raportuar nga “Mega PSG”, sulmuesi francez zë kreun e listës, ndërsa Yamal renditet i dyti.

Në podium është edhe një tjetër futbollist i Paris Saint-Germainit, Khvicha Kvaratskhelia, i cili pozicionohet në vendin e tretë.

Harry Kane i Bayern Munichut renditet i katërti, ndërsa pas tij vjen bashkëlojtari i tij, Michael Olise.

Erling Haaland zë vendin e gjashtë, i ndjekur nga Kylian Mbappé i Real Madridit në pozitën e shtatë.Top 10-shen e plotësojnë Julian Alvarez, Vinicius Junior dhe Declan Rice.

Top 10 sipas ESPN:

Ousmane Dembele

Lamine Yamal

Khvicha Kvaratskhelia

Harry Kane

Michael Olise

Erling Haaland

Kylian Mbappe

Julian Alvarez

Vinicius Junior

Declan Rice