Ballina Sport Roy Keane: Po të isha lojtar i Cityt, do t’i hidhja të...

Roy Keane: Po të isha lojtar i Cityt, do t’i hidhja të gjitha medaljet në kosh

95
0

Afera financiare në të cilën Manchester City është shpallur fajtor për shkelje të rënda financiare po trondit futbollin anglez.

Ish-kapiteni i Manchester United, Roy Keane, tha se, po të ishte lojtar i Manchester Cityt, do t’i “hidhte medaljet në kosh”, pasi klubi u shpall fajtor për të gjitha akuzat që lidhen me shkeljen e rregullave financiare të Premier League.

Keane tha: “Po të isha lojtar, 100 për qind do t’i hidhja ato medalje në kosh.

Sigurisht që do ta bëja, sepse kjo është mashtrim”

Wayne Rooney, ish-bashkëlojtar i Keane te Manchester United, mori një qëndrim tjetër për medaljet e titujve të mundshëm të hequr nga City.

Ai tha se nuk do të ndihej rehat nëse Manchester United do t’i jepej retroaktivisht titulli i sezonit 2011/12, kur United përfundoi i dyti pas Cityt.

“Sinqerisht, nuk do të ndihesha rehat të pranoja një tjetër medalje të Premier League, sepse mendoj se nuk e merituam. Atë sezon nuk bëmë mjaftueshëm për ta fituar ligën”.