Dale Sanders nga Tenes, SHBA, ka shënuar rekord të ri botëror duke u shpallur si personi më i moshuar që ka lundruar lumin Misisipi.
Sanders e filloi lundrimin në ditëlindjen e tij të 87-të dhe e përfundoi për 87 ditë.
Amerikani e kishte përshkuar Misisipin për herë të parë në moshën 80 vjeçare në vitin 2015.
“Unë thjesht nuk mund të refuzoja mundësinë për të rimarrë rekordin tim personal dhe një titull të ri zyrtar të rekordeve botërore Guiness”, tha Sanders.