Ballina Sport Risi në Premier League, gjyqtari kryesor me video-kamerë në trup

Risi në Premier League, gjyqtari kryesor me video-kamerë në trup

19
0

Për herë të parë në një ndeshje të Premier League, gjyqtari do të ketë një video-kamerë në trup.

Arbitri Jarred Gillett do të përdorë një pajisje të montuar në kokë të quajtur “RefCam” kur të gjykojë ndeshjen e sotme në kampionat midis Crystal Palace dhe Man United

Pamjet e filmuara nuk do të transmetohen drejtpërdrejt.

Ato do të përdoren në një program që ofron pamje dhe njohuri për gjykimin në Premier League.