Ballina Europë Tensionohet situata/ Putin kërcënon Perëndimin: Forcat tona bërthamore janë në gatishmëri

Tensionohet situata/ Putin kërcënon Perëndimin: Forcat tona bërthamore janë në gatishmëri

34
0

Në Sheshin e Kuq në Moskë u mbajt këtë të enjte parada ushtarake për përkujtimin e 79-vjetorit të fitores mbi fashizmin në Luftën e Dytë Botërore.

Presidenti rus Vladimir Purin mbajti një fjalim të shkurtër në përfundim të paradës, ku u ndal tek tensionet me Perëndimin në lidhje me luftën në Ukrainë.

Putin tha se Rusia do të bëjë gjithçka që mundet për të shmangur një konfrontim global.

Ai shtoi se nuk do të lejonte asnjë komb apo aleancë të kërcënonte Rusinë.

Udhëheqësi rus paralajmëroi Perëndimin se forcat e tij bërthamore ishin gjithmonë në një gjendje gatishmërie luftarake dhe do të përdoreshin nëse lindte nevoja.

Në paradën ushtarake në Moskë morën pjesë më shumë se 9,000 njerëz, dy grupe aerobatike të Forcave Ajrore Ruse – “Kalorësit rusë” dhe ” Strizhi”, si dhe më shumë se 70 mjete ushtarake.