Ballina Bota Po udhëtonte me autobus, kryebashkiakun e vrasin 16 ditë pas zgjedhjeve

Po udhëtonte me autobus, kryebashkiakun e vrasin 16 ditë pas zgjedhjeve

24
0

Një kryebashkiak i një komuniteti në Meksikën jugore, i cili sapo ishte votëbesuar nga qytetarët e tij në zgjedhjet e 2 qershorit, u vra të hënën në një rrugë pranë Acapulco.

Salvador Villalba Flores, i cili ishte zgjedhur si kryetar bashkie pasi kandidoi nën siglën e partisë lokale México Avanza (“Përpara Meksika” e qendrës së majtë),

Flores vendosi të kandidojë në zgjedhje pas vrasjes së mikut të tij Jesus Gonzalez Ríos, lider i të Gjelbërve (Partido Verde) në Copala më 29 qershor 2023.

Flores ishte kapiten i marinës dhe zakonisht shoqërohej nga anëtarë të Gardës Kombëtare, sipas gazetës El Sur. Por ai ishte i pashoqëruar kur u vra.

Autorët e nxorën kryebashkiakun nga autobusi me të cilin po udhëtonte në autostradën Acapulco-Pinotepa dhe e ekzekutuan në vend.