Ballina Kulturë ​Aktori Macaulay Culkin propozon një film të ri “Home Alone”, thuhet se...

​Aktori Macaulay Culkin propozon një film të ri “Home Alone”, thuhet se është i interesuar Disney

46
0

Macaulay Culkin ka një ide të re për një film tjetër të serisë “Home Alone”, dhe thuhet se ka nisur bisedimet me kompaninë e mirënjohur Disney për t’u rikthyer në rolin e Kevin McCallister.

TMZ konfirmoi lajmin se Culkin së fundmi zhvilloi një takim me drejtuesit e Disney në studiot e kompanisë në Burbank, ku prezantoi projektin e tij të ri për “Home Alone”.

Nuk janë bërë publike detajet e mbledhjes, e as rreth versionit që Culkin ka propozuar për Kevin McCallister në ditët e sotme. Megjithatë, sipas gazetarit të Puck, Matt Belloni, drejtuesit e Disney e pëlqyen shumë idenë e tij për personazhin që aktori e interpretoi për herë të parë në moshën 9-vjeçare.

Mendohet se mund të jetë një variant i idesë që Culkin përmendi gjatë një shfaqjeje për 35-vjetorin e filmit “Home Alone” vitin e kaluar. Në atë koncept, Kevin është një baba beqar, djali i të cilit ndihet i neglizhuar emocionalisht, e mbyll jashtë shtëpisë të atin dhe vendos kurthe për ta penguar të hyjë sërish brenda.

Siç dihet, Macaulay Culkin luajti në filmin e parë “Home Alone” dhe në vazhdimin e tij shumë të suksesshëm, të dy tashmë të konsideruar klasikë të Krishtlindjeve. Ai gjithashtu e interpretoi Kevinin në moshë të rritur në një reklamë të Google Assistant në vitin 2018.

Nuk ka ndonjë lajm zyrtar nga palët e interesuara, por buja që po bëhet rreth idesë i emocionon fansat.