Heidi Klum ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante gjatë Javës së Modës në Paris.
Modelja gjermane u shfaq e veshur tërësisht në të bardha teksa mori pjesë në sfilatën e Vivienne Westwood, ndërsa me vete kishte vajzën e saj 16-vjeçare, Lou Sulola Samuel.
Nënë e bijë u shfaqën së bashku në eventin e modës, duke tërhequr vëmendjen e fotografëve dhe të pranishmëve. Klum zgjodhi një stil elegant dhe të sofistikuar, ndërsa vajza e saj po bëhet gjithnjë e më e pranishme në eventet e modës.
Paraqitja e tyre në Paris vjen në kuadër të eventeve të Javës së Modës, ku marrin pjesë emra të njohur nga bota e modës dhe spektaklit.







