Ballina Kronika U arrestua për llogari të Interpol Romës pas dënimit me 7 vite...

U arrestua për llogari të Interpol Romës pas dënimit me 7 vite burg, media italiane zbulon se 50-vjeçari nga Elbasani përdhunoi ish-gruan

12
0

Policia e Elbasanit arrestoi më 11 qershor një të kërkuar nga drejtësia në Itali, i dënuar në mungesë me 7 vite burgim.

Ndërsa Interpol Tirana po punon me homologët e saj të Romës për ekstradimin e Zamir Halilit, zbulohet edhe se ndaj kujt e kishte kryer krimin seksual dhe dhunën 50-vjeçari.

Media e vendit fqinj ka zbardhur sot detaje nga kjo dosje, ku informon se veprat penale shqiptari i kishte kryer ndaj ish-gruas së tij dy dekada më parë dhe se kërkohej prej vitit 2016 në Siena, pas dhënies së vendimit.

Bashkëpunimi midis FAST Albania, Interpolit dhe autoriteteve italiane ishte thelbësor.

“U ekzekutua urdhri i lëshuar në vitin 2016 nga Autoriteti Gjyqësor i Sienës për keqtrajtim në familje, lëndim personal dhe dhunë seksuale ndaj ish-gruas së tij, për vepra të kryera midis viteve 2005 dhe 2010, periudhë gjatë së cilës ai ishte banor në Monteriggioni në Siena. I interesuari do të duhet të vuajë një dënim prej 6 vjetësh, 8 muajsh dhe 27 ditësh burgim”, raporton media italiane.

Shqiptari u arrestua fillimisht nga karabinierët e Stacionit të Monteriggionit dhe më pas u dëbua nga territori kombëtar në zbatim të një vendimi të lëshuar në vitin 2012 nga Prefektura e Sienës. Pas zbatimit të këtij vendimi, ai ishte bërë i pagjurmueshëm.