Ballina Kronika Sërish telefona në qeli! Aksion i befasishëm në burgun e Vlorës, sekuestrohet...

Sërish telefona në qeli! Aksion i befasishëm në burgun e Vlorës, sekuestrohet një celular

69
0

Në vijim të kontrollove të befasishme në IEVP Vlorë nën drejtimin e drejtorit, Edmond Leka, shefit të policisë dhe grupit të Sigurisë është evidentuar një rast i posedimit të sendeve të ndaluara.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjediset e brendshme në katin e dytë u konstatua dhe u sekuestrua një aparat celular tip Iphone, i fshehur brenda në dyshek.
Lidhur me rastin janë kryer veprimet proceduriale dhe është mbajtur procesverbal për bllokimin dhe sekuestrimin e sendeve të bllokuara.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar në forcimin e sigurisë në institucionet penitenciare dhe në goditjen e çdo paligjshmërie brenda sistemit.