Nikoll Radaçi është 57-vjeçari i cili shkaktoi aksidentin e rëndë sot në Durrës, duke përplasur për vdekje dy 10-vjeçarë, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë.
Shoferi i Benz-it ka rezultuar në gjendje të dehur.
Ai ka qenë duke lëvizur me shpejtësi kur mjeti i ka devijuar dhe ka kaluar në trotuar ku luanin tre fëmijët.
Shoferi, një banor i zonës, ka braktisur mjetin pas ngjarjes, por është vënë në pranga pak minuta më pas nga policia.







